​Shqipëri-Hungari, formacionet e mundshme, Reja humb tre lojtarë kyç për këtë sfidë

Futboll

​Shqipëri-Hungari, formacionet e mundshme, Reja humb tre lojtarë kyç për këtë sfidë

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 11:17
​Shqipëri-Hungari

Pas dy fitoreve dhe dy humbjeve, Shqipëria do ta zhvillojë sonte ndeshjen e pestë të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” kundër Hungarisë në “Elbasan Arena”.

Kuqezinjtë vijnë nga humbja nga Polonia ku u mposhtën me rezultat 4-1 dhe do të kërkojnë një reagim ndaj Hungarisë, ndeshje kjo shumë e rëndësishme sa i përket renditjes në këtë grup.

Trajneri Edi Reja nuk do t’i ketë në dispozicion shërbimet e treshes Elseid Hysaj, Keidi Bare dhe Rey Manaj të cilët do të mungojnë për shkak të kartonëve.

Këto janë formacionet e mundshme:

Shqipëria: Berisha, Doka, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli, Trashi, Bajrami, Abrashi, Gjasula, Uzuni, Cikalleshi

Hungaria: Gulacsi; Botka, Orban, At. Szalai; Bolla, Schafer, Kleinheisler, Fiola; Sallai, Szoboszlai

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat