Një lajm i rëndë për Juventusin dhe botën e futbollin është mësuar mëngjesin e sotëm.
Lojtari premtues i të rinjve, ka ndërruar jetë në moshën 17 vjeçare pas një betejë të ashpër me tumorin që e detyroi atë të linte futbollin për disa kohë në vitin 2015.
Pogba ishte një nga yjet që ka qenë më shumë i interesuar për historinë e Bryan Dodien.
Francezi gjatë një derbi ndaj Torinos i kushtoi një dedikim lojtarit në fanellë duke shkruajtur, “Bryan, unë jam më ty”.
Në vitin 2019, Bryan arriti të veshë përsëri fanellën e Juventusit, por nuk arriti ta mbante gjatë.