Media greke: Greqia në Prishtinë për t’i mbajtur gjallë shpresat

Futboll

Media greke: Greqia në Prishtinë për t’i mbajtur gjallë shpresat

Nga: K.G. Më: 5 shtator 2021 Në ora: 13:08
Media greke: Greqia në Prishtinë për t’i mbajtur gjallë shpresat

Sonte në orën 20.45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ballafaqohen Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Greqisë, në kuadër të xhiros së pestë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Kosova aktualisht renditet në vend tretë me 3 pikë në Grupin B, duke lënë pas Greqinë me 2 dhe Gjeorgjinë me 0 pikë. 
Media greke “sport24”, shkruan se Greqisë i duhet fitorja me çdo kusht.    

“Kombëtarja e Greqisë synon me çdo kusht fitoren me Kosovën në Prishtinë për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në fazën finale të Kupës së Botës – Katar 2022.

John van 't Schip ka zgjedhur të rreshtojë ekipin Kombëtar në një formacion 3-5-2. 

Në çdo rast, barazimi në shtëpi me Gjeorgjinë dhe fitorja e Suedisë kundër "Furisë së Kuqe" e kanë vënë ekipin përfaqësues në një pozitë të vështirë.

Kjo është arsyeja pse duhet të fitojmë dhe për të mbajtur gjallë shanset”, shkruan mes të tjera media greke.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat