Portieri i njohur boshnjak, Asmir Begoviç, anëtar i Evertonit, nxiti publikun boshnjak dhe atë botëror me postimin e tij në Twitter kur shkroi se ekipi kombëtar udhëhiqet nga kriminelët.
Gjatë ndeshjes miqësore të mbrëmshme midis Bosnjës dhe Hercegovinës e Kuvajtit (1:0) në Zenicë, me këtë rast Begoviç, ka reaguar ashpër në drejtim të Federatës boshnjake të futbollit dhe Kombëtares.
"Të udhëhequr nga kriminelët: Vico, Miske, Petev, një grup menaxherësh...
Në vend që të jemi një ekip futbolli që bashkon shtetin, ne jemi bërë një faqe eBay për mbushjen e xhepave të kriminelëve. Këtu jeni ...", ka shkruar ish - portieri i Kombëtares së Bosnjës.