Shqipëria ka një veçanti kryesore në organikën e saj: E gjithë prapavija e kuqezinjve është thuajse e Serisë A.
Me përjashtim të pak elementëve, si Trashi, Doka, Hoxhallari, Mitaj e Mihaj apo portierit Selmani, pjesa tjetër e prapavijës sonë është e gjitha nga Italia. Sa u përket titullarëve është e gjitha e Serisë A.
Berisha e Strakosha në portë dhe para tyre, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli e Kumbulla janë pjesë e Serisë A italiane.
Përpos Italisë, kampione Europe në fuqi, Shqipëria është përfaqësuesja e vetme në Europë që e ka prapavijën të gjithën nga një prej pesë kampionatet më të mira në botë: Seria A.
Me një trajner ekspert, me mbi 2000 pankina në Serinë A është e papranueshme që kuqezinjtë të humbasin në cilësi, pikërisht për manovrën mbrojtëse.