Kosova dhe Greqia do të takohen sonte mes vete në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.
Për “Dardanët” kjo do të jetë ndeshja e katërt në Grupin B, kurse e treta për grekët.
Përzgjedhësi i Greqisë, John van 't Schip, ka në mendje dy formacione për sonte, 3-5-2 dhe 3-4-2-1, teksa mbetet të shihet se për cilin formacion do të vendosë në fund.
“NovaSports” ka përpiluar dy formacione dhe sipas mediumit grek; portieri, mbrojtësit dhe mesfushorët nuk do të ndryshojnë, pavarësisht se me cilin formacion do të nisë takimin kombëtarja e tyre.
Dyshimet e vetme janë në fazën e sulmit, ku mbetet të shihet Pavlidis dhe Douvikas do të nisin bashkë nga fillimi në vijën e sulmit dhe të ndihmuar nga Bakasetas, apo Pavlidis do të jetë i vetëm në sulm, por i ndihmuar nga Mantalos dhe Vrousal.
Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë do të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.