Klubi turk, Istambul Basaksehir, po mendon të sjellë në radhët e tyre mesfushorin e Everton, James Rodriguez.
Istambul Basaksehir ka bërë një ofertë për lojtarin e Everton, James Rodriguez, sipas Footmercato.
Reprezentuesi kolumbian, i cili ka edhe 12 muaj në kontratën e tij, nuk duket të jetë pjesë e planeve të menaxherit Rafael Benitez, por nuk arriti të pajtohet me një largim nga ‘Toffees’ para afatit të fundit të transferimit të muajit të kaluar.
Sidoqoftë, dritarja e merkatos verore në Turqi mbetet ende e hapur dhe Basaksehir ka bërë një ofertë për të marrë James në huazim, megjithëse mbetet për t’u parë nëse 30-vjeçari do të ishte i interesuar në një lëvizje në Turqi.