Muhamed Salah është një ndër lojtarët më të mirë të Premier Ligës duke qenë një lidër te skuadra e Liverpulit.
Me golat e tij, egjiptiani ka ndihmuar redsat të bëhen protagonistë këto vite duke fituar kampionatin e gjithashtu dhe Ligën e Kampionëve. Drejtuesit e Liverpulit janë të shqetësuar për faktin se kontrata e Salah skadon në vitin 2023 dhe po përpiqen me çdo kusht ta bindin për të qëndruar në Anfield.
Por redsat janë shokuar nga paga që sulmuesi 29-vjeçar ka kërkuar për rinovimin, plot 583 mijë euro në javë. Një shum stratosferike jo që do ta bënte Salah jo vetëm më të paguain e ekipit, por dhe më të paguarin e Premier Ligës duke kaluar dhe Kristiano Ronaldon.
Aktualisht Salah është i dyti më i paguari te Liverpuli pas mbrojtësit Van Dajk duke fituar 233 mijë euro në javë. Në vit Salah fiton 11 milionë euro, ndërsa me rrogën e re që ka kërkuar do të shkonte pagan ë 28 milionë euro në vit.