Shefi i sektorit të arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci, ka komentuar rastin e penalltisë të padhënë ndaj Manaj në sfidën me Poloninë ku në një prononcim për emisonin “Ëndërr Kuq e Zi” në RTSH u shpreh:
“Edhe përdorimi i sistemit VAR ka të metat e veta, ka gabimet e veta, dhe ata janë njerëz bëjnë gabime.
Në atë moment nuk u zbatua, VAR-i urdhëron arbitrin të lërë lojën për një rast të dyshimtë, shihet rasti më pas arbitri vendos gjithçka.
Ndeshja ishte 3-1 dhe gjithçka mund të ndryshonte nëse do të jepej penallti për Manajn, mund të shkonte ndeshja 3-2 më pas pësuam të katërtin”, tha Jareci.