Broja spektakolar, Shqipëria kthen kokulur Hungarinë 

Futboll

Broja spektakolar, Shqipëria kthen kokulur Hungarinë 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shtator 2021 Në ora: 18:31
Broja spektakolar, Shqipëria kthen kokulur Hungarinë 

(E plotësuar) -  Armando Broja, futbollist i Southampton-it, ia ka siguruar fitoren Shqipërisë me rezultat 1:0 kundër Hungarisë, në ndeshjen e xhiros së pestë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Shqipëria ngritët në vend të dytë me 9 pikë por ka një ndeshje më shumë se Polonia, ndërsa Anglia kryeson me 15 sosh.

Në minutën e 18-të, Hungaria pati rast të qind për qindtë. Futbollisti Kleinheisler del i vetmuar por për fat të kuqezinjve, goditja e tij e qëllon në trup portierin Etrit Berisha.

Shqipëria ka pasur rastin më të mirë në minutën e 33-të. Futbollisti Marash Kumbulla dështon nga 2 metra dhe në portën e zbrazur, duke dërguar topin mbi portë.

Në minutën e 51-të, Bekim Balaj del ballë për ballë me portierin por gjuajtja e tij godet pjesën e jashtme të rrjetës.

Endrit Çekiqi në minutën e 72-të në pozitën ideale nga 3-4 metra por fatkeqësisht topi e qëllon në trup.

Në minutën e 87-të, festë në tribunat e Elbaanit. Armando Broja, këmbëshpejtë, nga rreth 13-14 metra dërgon goditje të fuqishme duke shënuan në këndin e majtë, 1:0.

Shqipëria arkëton tre pikë të mëdha që peshojnë shumë, tani me qetësi pret sfidën e radhës me modestët e San Marinos.

Anglia kryeson me 15 pikë apo me goldallim 17:1, e ndjekur nga Shqipëria 9, Polonia 7, Hungaria 7, Andorra 3 dhe San Marino 0.

Shqipëria - Hungaria 1:0
Stadiumi “Elbasan Arena” në Elbasan.
Shikues: 7.000.
Gjyqtar: D. Mekkelle (Holanda).
Shënues: Broja (87’). 
Kartona të verdhë: Gjasula, Çekiqi, Broja - Orban.
Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka (Hoxhallari 78’), Trashi (Roshi 46’), Abrashi (Çekiçi 69’), Gjasula, Bajrami (Laçi 63’), Uzuni, Balaj (Broja 78’).
Hungaria: Gulacsi (Dibusz 46’), Botka (Vargas 88’), Orban, Lang, A.Szalai, Fiola, Nagy, Gazdag (I. Sallai 67’), Kleinheisler (Nikolisc), R. Sallai (Hahm 89’), Szobozlai.  

87' Armando Broja me një goditje  të fortë nga rreth 14 metra shënon në këndin e majtë, 1:0,.

86’ Pak minuta deri në fund.

Shqipëria - Hungaria 0:0
Shikues: 7.000.

Stadiumi “Elbasan Arena” në Elbasan.
Gjyqtar: D. Mekkelle (Holanda).
Kartona të verdhë: Gjasula - Orban.
Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka (Hoxhallari 78’), Trashi (Roshi 46’), Abrashi (Çekiçi 69’), Gjasula, Bajrami (Laçi 63’), Uzuni, Balaj (Broja 78’).
Hungaria: Gulacsi (Dibusz 46’), Botka, Orban, Lang, A.Szalai, Fiola, Nagy, Gazdag (I. Sallai 67’), Kleinheisler, R. Sallai, Szobozlai.  
79'  Ndeshja po shkon drejt fundit, por pa ndryshim rezultati.

75' Kuqezinjtë po kërkojnë epërsinë.

72’ Endrit Çekiqi në pozitën ideale nga 3-4 metra por fatkeqësisht topi e qëllon në trup.

70' Hungaria po tregon lojë të mirë në këto momente.

66’ Hungaria po luan me siguri të plotë.

Shqipëria - Hungaria 0:0
Stadiumi “Elbasan Arena” në Elbasan.
Gjyqtar: D. Mekkelle (Holanda).
Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka, Trashi (Roshi 46’), Abrashi, Gjasula, Bajrami (Laçi 63’), Uzuni, Balaj.
Hungaria: Gulacsi (Dibusz 46’), Botka, Orban, Lang, A.Szalai, Fiola, Nagy, Gazdag, Kleinheisler, Sallai, Szobozlai.  
63' Largohet nga loja Bajrami dhe në vend të tij futet Laçi.

60'' Ndeshje mesatare.

57' Shqipërisë i duhet fitorja gjtthsesi.

54' Shqipëria po tregohet mjaft e mirë, por pa sukses për të shënuar.

51' Bekim Balaj del ballë për ballë me portierin por gjuajtja e tij godet pjesën e jashtme të rrjetës.

50' Nuk ka ende gola në Elbasan.

48’ Dy zëvendësime në fillim të pjesës së dytë.

Shqipëria - Hungaria 0:0
Stadiumi “Elbasan Arena” në Elbasan.
Gjyqtar: D. Mekkelle (Holanda).
Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka, Trashi (Roshi 46’), Abrashi, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Balaj.
Hungaria: Gulacsi (Dibusz 46’), Botka, Orban, Lang, A.Szalai, Fiola, Nagy, Gazdag, Kleinheisler, Sallai, Szobozlai.  

47' Pritet njëlojë edhe më e mirë në pjesën e dytë.

Përfundon pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Hungarisë, me rezultat 0:0.

43' Nuk ka ndryshim të rezultatit.

38' ndeshja  po shkon drejt fundit të pjesës së parë.

35' Shqipëria kërkon me ngulm golin.

33' Marash Kumbulla dështon nga 2 metra dhe në portën e zbrazur, duke dërguar topin mbi portë.

Shqipëria - Hungaria 0:0
Stadiumi “Elbasan Arena” në Elbasan.
Gjyqtar: D. Mekkelle (Holanda).
Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Balaj.
Hungaria: Gulacsi, Botka, Orban, Lang, A.Szalai, Fiola, Nagy, Gazdag, Kleinheisler, Sallai, Szobozlai.  
31' Edhe Hungaria mjaft e rrezikshme, edhe më tej 0:0.

28' Bajrami dërgon gjuajtje të fuqishme nga rreth 20 metra por jashtë portës së majtë të Hungarisë.

26' Të dy kombëtaret po tregojnë angazhim.

22' Lojë me ritëm.

20' Edhe më tutje pa gola.

18’ Hungaria krijon rast të qind për qindtë. Futbollisti Kleinheisler del i vetmuar por për fat të kuqezinjve, goditja e tij e qëllon në trup portierin Berisha.

17' Shqipëria - Hungaria edhe më tej 0:0.

15' Shqipëria më energjike, po e kërcënon me disa goditje Hungarinë. Uzuni gjuan mbi portë.

13' Ismajli godet me kokë por lartë mbi portë.

12' Shqipëria është më e mirë në fushë.

 9' 7-8 mijë shikues janë në stadiumin në Elbasan.

7' Shqipëria mjaft energjike përmes Nedim Bajramit.

5' Atmosferë e mirë në Elbasan.

3' Lojë me matje të forcave.

1. Fillon ndeshja.

Shqipëria kërkon tre pikë të mëdha në duel me Hungarinë dhe të përforcojë hapin për vend të dytë në grupin I të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Shqipëria renditet renditet në vend të katërt me 6 pikë, ka një me pak se Polonia dhe Hungaria, katër me pak se lideri Anglia, 

Shqipëria - Hungaria 

Gjyqtar: D. Mekkelle (Holanda).

Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Balaj.
Hungaria: Gulashi, Botka, Orban, Lang, A.Szalai, Fiola, Nagi, Gazdag, Kleinheisler, Sallai, Szobozlai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat