Tre milionë euro diferencë mes ofertës së Juventusit dhe kërkesave të Dybala!
Paulo Dybala dhe Juventus do të hasnin disa vështirësi në negociatat në lidhje me rinovimin e kontratës së Joya.
Siç lexojmë në faqet e Corriere dello Sport, agjenti i argjentinasit do të donte të arrinte një marrëveshje në përputhje me atë të Matthijs De Ligt (lojtari me i paguar) e cila midis pjesës fikse (8 milion euro) dhe shpërblimeve arrin 12 milion euro neto në vit.
Oferta e vendosur në Continassa nga drejtuesit bardhezi, nga ana tjetër, mezi tejkalon 9 milion euro neto me bonuse të përfshira.