Shqiptari shënon nga 18 metra kundër Islandës!
Maqedonia e ka dyfishuar epërsinë kundër Islandës, në një ndeshje të Grupit J kualifikues për Kupën e Botës, që po zhvillohet momentalisht në Reikjavik.
Ezgjan Alioski shënoi për 2:0 për Maqedoninë e Veriut në minutën e 54-të.
Ky ishte goli i parë i mbrojtësit të majtë shqiptar në këto kualifikime.