Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova luan kundër Greqisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’.
Dardanët kërkojnë një tjetër fitore, për ta blinduar pozitën e tretë në Grupin B.
Në tri takimet e para, Kosova ka pësuar dy humbje dhe ka marrë një fitore.
Tanimë janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga dy trajnerët.
Bernard Challandes ka bërë vetëm një ndryshim nga ndeshja e kaluar, ku Milot Rashica është në vend të Elbasan Rashanit.
Kosova: Arijanet Muriç, Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Florent Hadërgjonaj, Besar Halimi, Ibrahim Dresheviq, Valon Berisha, Vedat Muriqi, Lirim Kastrati dhe Milot Rashica.