Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore rutinore me rezultat 4:0 ndaj Andorrës, në takimin e xhiros së pestë të Grupit I të garës kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Anglia tregoi lojë të mirë dhe u angazhua aq sa iu desh për të arkëtuar tre pikë.
Futbollistët Lingard (18' e 78') dhe Kane (72') shënuan për Anglinë.
Anglia kryeson me 15 pikë apo me goldallim 17:1, e ndjekur nga Shqipëria 9, Polonia 7, Hungaria 7, Andorra 3 dhe San Marino 0.