Ezgjan Alioski ka shënuar nga rreth 18 metra në këndin e majtë, duke kaluar thelluar epërsinë (0:2) e Maqedonisë së Veriut ndaj Islandës.
Maqedonia u kthye me një pikë nga Reikjaviku, duke barazuar me rezultat 2:2 me islandezët, në takimin e xhiros së pestë të Grupit J të garës kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Për Maqedoninë shënuan Velkovski (12'), Alioski (54') dhe për Islandën Bjarnason (78') e Gudjohnsen Andri (84').
Alioski, Visar Musliu dhe Enis Bardhi u paraqitën standardë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 71-të.
Armenia kryeson me 10 pikë, pasojnë Gjermania 9, Maqedonia e Veriut 8, Rumania 6, Islanda 4 dhe Lihteshtejni 0 pikë.