Myrto Uzuni foli pas triumfit 1-0 që Kombëtarja arriti në shtëpi ndaj Hungarisë.
Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, futbollisti beratas u shpreh:
“Ishte ndeshje shumë speciale, luaja me lojtarë që stërvitem çdo ditë. Ndihem krenar për këtë ngjyra, jam më gati se kurrë. Nuk ndryshoi asgjë, grindën e kishim nga minuta e parë në të fundit. Duhet të vazhdojmë së bashku kështu.
Duhet të aktivizohem më shumë për trajnerin, jam në formën time më të mirë.
Jam shumë i karikuar, kjo është forma më e mirë, pres të luaj akoma më shumë me Kombëtaren. Ndihem i lumtur, por dua të aktivizohem akoma më shumë”, u shpreh Uzuni.