(E plotësuar) - Kosova barazon në minutën e fundit me rezultat 1:1 me Greqinë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në minutën e fundit (90+3’), Vedat Muriqi, një sulmues dinak, nga afërsia rreth dy metra godet me kokë për mrekulli, duke barazuar rezultatin 1:1.
Pikë e madhe e Kosovës, shtang Greqinë në fund të sfidës e cila fërkonte duart për fitore. Djelmoshat tanë me zemër të madhe evitojnë humbjen,

Djelmoshat tanë në 45 minutat e parë treguan angazhim të madh, herë –herë e futen në presion Greqinë, por jo edhe të krijojnë ndonjë rast ideal.
Kur të gjithë menduan se pjesa e parë do të përmbyllet pa gola, një pakujdesi e mbrojtjes tonë edhe bie goli.
Futbollisti Douvikas del ballë për ballë me portierin Arijanet Muriç dhe me gjakftohtësi godet nga rreth 13-14 metra e përtokë duke shënuar për epërsinë e Greqisë.
Pjesa e dytë ishte shumë e vështirë për Kosovën, e cila vazhdimisht në presion të rezultatit!
Në minutën e 68-të, Amir Rrahmani nga afërsia godet me kokë por për fat të keq të tij shkoi mbi portën greke.
Vedat Muriqi nuk u tregua i saktë në minutën e 86-, duke goditur jashtë shtyllës së djathë.
Në minutën e 90+3, Muriqi nga afërsia me kokë ka shënuar për rezutatin baras (1:1), duke i sjell një pikë të madhe Dardanëve.
Kosova pas fitores në Batumi 1:0 ndaj Gjeorgjisë, sonte barazon.
Pas xhiros së pestë të Grupit B të garës kualifikuese për Kampionatin Botëror, Spanja kryeson me 10 pikë, pasojnë Suedia me 9, Kosova 4, Greqia 3 dhe Gjeorgjia 1 pikë.
Kosova - Greqia 1:1
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 1500.
Gjyqtar: F. Letexier (Franca).
Shënues: Muriqi (90+3’) - Douvikas (45’).
Kartona të verdhë: Kastrati, Vojvoda- Tzavellas - Vlachodimos.
Kosova: Muric, Vjovoda, Rrahmani, Aliti (Fazliji 78’), Hadergjonaj, Valon Berisha (Loshaj 78’), Dresheviq, Halimi (Muslija 84'), Lirim Kastrati (Bytyçi 46’), Rashica dhe Muriqi.
Greqia: Vlachodimos, Androutsos, Mavrapanos, Tzavellas, Tsimikas (Papadopoulos 88)., Baasetas, Bouchalakis, Slopis, Douvikas (Mantalos 63’), Giannoulis dhe Pavlidis (Fountas 80’).
89' Ndeshja drejt fundit. Barazohet rezultati 1.1.
Vedat Muriqi nuk u tregua i saktë në minutën e 86-, duke goditur jashtë shtyllës së djathë.
84' Kosova nuk po gjen asnjë mundësi që të rrezikojë.
81' Kosova po luan më shumë presion.
79' Greqia po e ruan rezultatin, po luan me komoditet.
77’ Lojë e mirë, por Kosova assesi që të gjejë golin.
Kosova - Greqia 0:1
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 1500.
Gjyqtar: F. Letexier (Franca).
Shënues: Douvikas (45’).
Kartona të verdhë: Kastrati, Vojvoda- Tzavellas.
Kosova: Muric, Vjovoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Valon Berisha, Dresheviq, Halimi, Lirim Kastrati (Bytyçi 46’), Rashica dhe Muriqi.
Greqia: Vlachodimos, Androutsos, Mavrapanos, Tzavellas, Tsimikas, Baasetas, Bouchalakis, Slopis, Douvikas (Mantalos 63’), Giannoulis dhe Pavlidis.
75' Ndeshja po shkon nga fundi, Kosova kërkon golin.
72' Tre lojtarë të Kosovës janë ndëshkuar me karton të verdhë, Kastrati, Halimi e Vojvoda. Kosova - Greqia, 0:1.
70' Edhe 20 minuta shpresë, edhe 20 minuta mundësi që Kosova të shënojë.
68' Amir Rrahmani nga afrësia godet me kokë por i pafat, topi shkon mbi portë.
66' Greqia bën zëvendësimin e parë. Mantalos futet në lojë.
63' Presion i madh te Kosova.
61' Ka ende lojë, ka ende gjasa për Kosovën, që ta përmbysë Greqinë.
60' Kastrati për pak nuk e arriti topin.
59’ Kosova po kërkon me shpirt barazimin por dot që të shpërthejë mbrojtjen e fortë të ish kampionit të Evropës.
Kosova - Greqia 0:1
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 1500.
Gjyqtar: F. Letexier (Franca).
Shënues: Douvikas (45’).
Kartona të verdhë: Kastrati, Vojvoda- Tzavellas.
Kosova: Muric, Vjovoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Valon Berisha, Dresheviq, Halimi, Lirim Kastrati (Bytyçi 46’), Rashica dhe Muriqi.
Greqia: Vlachodimos, Androutsos, Mavrapanos, Tzavellas, Tsimikas, Baasetas, Bouchalakis, Slopis, Douvikas, Giannoulis dhe Pavlidis.
56' Kosova po has në mbrojtje të fortë të rivalit.
54' Kosova po orvatet duke synuar barazimin.
51' Vojvoda ndëshkohet me karton të verdhë.
48' Kosova kërkon përmbysjen e rezultatit.
46' fillon pjesa e dytë!
Përfundon pjesa e parë mes Kosovës dhe Greqisë, me rezultat 0:1.
Në minutën e 45-të, Douvikas del vetëm me portier dhe nga 13-14 metra me goditje përtoke shënon në portën tonë.
Djelmoshat tanë në 45 minutat e parë treguan angazhim të madh dhe herë - herë e futen në presion Greqinë, e cila po aplikon mbrojtje "bunker".
Fakt interesant është se nuk u krijua asnjë rast ideal, përveç atij të minutës së fundit kur shënuan grekët.
Kosova - Greqia 0:1
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 1500.
Gjyqtar: F. Letexier (Franca).
Shënues: Douvikas (45').
Kartona të verdhë: Kastrati - Tzavellas.
Kosova: Muric, Vjovoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Valon Berisha, Dresheviq, Halimi, Lirim Kastrati, Rashica dhe Muriqi.
Greqia: Vlachodimos, Androutsos, Mavrapanos, Tzavellas, Tsimikas, Baasetas, Bouchalakis, Slopis, Douvikas, Giannoulis dhe Pavlidis.
45' Kosova po dominon por nuk ka gola!
43' Greqia në presion.
40' Kastrati po orvatet por pa sukses.
38' Kosova e kërkon me çdo kusht fitoren.
35' Lirim Kastrati ndëshkohet me karton të verdhë.
34' Kosova kombinon bukur por jo edhe të vijnë të rasti.
32' Kosova po lufton me gjithë zemër, po mundohen të vjnë deri të rasti.
30' Kosova po tregohet mjaft e mirë dhe e rrezikshme përmes Halimit.
28' Kosova në momente të caktuara shumë e rrezikshme.
25' Greqia po orvatet të shtrojë presionin në portën tonë.
23’ Lojë e luftuar, Kosova po angazhohet më mirë e më shpirt,
Kosova - Greqia 0:0
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 1500.
Gjyqtar: F. Letexier (Franca).
Kartona të verdhë: Tzavellas.
Kosova: Muric, Vjovoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Valon Berisha, Dresheviq, Halimi, Lirim Kastrati, Rashica dhe Muriqi.
Greqia: Vlachodimos, Androutsos, Mavrapanos, Tzavellas, Tsimikas, Baasetas, Bouchalakis, Slopis, Douvikas, Giannoulis dhe Pavlidis.
21' Të dy kombëtaret në presion. Duhet kujtuar se Greqia ka qenë kampione e Evropës në vitin 2004.
19' Korneri i parë për grekët.
17' Kosova shton presionin përmes Muriqit, Kastratit e Berishës.
15' Djelmoshat tanë po luajnë me zemër, në kërkim të golit.
11' Kosova kërkon me ngulm të kalojë në epërsi.
9' Lojë e mirë nga të dy palët.
7' Kosova po tregon lojë të mirë.
6' Kartoni i parë i verdhë, Tzavellas.
3' Ndeshje mesatare, këndohet kënga besa besë.
1' Fillon ndeshja e madhe Kosovë - Greqi, emocione
Intonohen himnet.
Kosova si asnjëherë më e mobilizuar, kërkon fitoren e dytë të radhës pas triumfit në Batumi me rezultat 1:0 kundër Gjeorgjisë.
Gjithçka gati në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, dardanët ndeshen me Greqinë, një kundërshtar jo i panjohur!
Kosova renditet në vend të tretë me 3 pikë pas 4 xhirove të Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, një më shumë se Greqia që gjendet një pozitë më poshtë.
Kosova - Greqia
Kosova: Muric, Vjovoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Valon Berisha, Dresheviq, Halimi, Lirim Kastrati, Rashica dhe Muriqi.
Greqia: Vlachodimos, Androutsos, Mavrapanos, Tzavellas, Tsimikas, Baasetas, Bouchalakis, Slopis, Douvikas, Giannoulis dhe Pavlidis.