Jorginho humb penalltinë, Italia barazon edhe me Zvicrën! Spanja bindshëm

Futboll

Jorginho humb penalltinë, Italia barazon edhe me Zvicrën! Spanja bindshëm

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 23:37
Jorginho humb penalltinë, Italia barazon edhe me Zvicrën! Spanja bindshëm

Jorginho, ai që realizoi penalltinë e fundit në finalen e Europianit përballë Anglisë, e “tradhtoi” Italinë në sfidën përballë Zvicrës, në transfertë, pikërisht nga pika e bardhë e penalltisë, i hipnotizuar nga Yan Sommer.

Andi Zeqiri u paraqit nga minuta e 85-të prë Zvicrën!

Mesfushori i Chelsea-t nuk ia doli ta mposhtte portierin e Borussias së Monchengladbachut në minutën e 53-të, me kampionët në fuqi të Europës që në fund ishin të detyruar të pajtoheshin me barazimin 0-0, që i mban në krye të Grupit me katër pikë më shumë se helvetët (11/7), por me dy ndeshje më shumë të zhvilluara. Po në Grupin C, Bullgaria fitoi 1-0 me Lituaninë.

Në takimet e tjera dominuan emrat e mëdhenj të futbollit europian.

Kështu, Belgjika mposhti thellë 3-0 Çekinë, me gola të Lukakut, Hazardit dhe Saelemaekers,

Spanja shkatërroi 4-0 Gjeorgjinë, Polonia e pati si stërvitore me San Marinon, duke fituar thellë 1-7, ndërsa Gjermania u shfaq si uragan përballë Armenisë, së cilës i shënoi 6 gola. Rumani – Lichtenstein përfundoi 2-0.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat