Futbollisti grek pas barazimit me Kosovën: Është normale të jesh nervoz

Futboll

Futbollisti grek pas barazimit me Kosovën: Është normale të jesh nervoz

Nga: K.Goca Më: 6 shtator 2021 Në ora: 00:04
Futbollisti grek pas barazimit me Kosovën: Është normale të jesh nervoz

Futbollisti i Greqisë, Anastasios Bakasetas, është i zhgënjyer me barazimin (1:1) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në duel me Kosovën.

 “E mbajtëm rezultatin deri në fund, por në minutat e fundit pësuam golin e barazimit.

Ne nuk mund të bëjmë asgjë më, por të shikojmë për ndeshjen e radhës.

Dua të ndihmoj ekipin të fitojë, pavarësisht nëse jam lider apo jo. Kur nuk fitojmë, performanca individuale e secilit prej nesh nuk ka rëndësi.

Është normale të jesh nervoz tani, por kështu duhet të jenë gjërat. Unë besoj se kushdo që luan në ekip gjithmonë dëshiron të fitojë”, ka thënë mes të tjera futbollisti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat