Kombëtarja e Kosovës nuk ka dalur duarthatë nga stadiumi “Fadil Vokrri”.
Kosova ishte nikoqire e Greqisë sonte në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.
Ndeshja e vlefshme për grupin B u mbyll me rezultat 1:1.
Pas ndeshjes, ka folur futbollisti i Kosovës, Ibrahim Dresheviq:
“Ishte e vështirë për ne nga fillimi. Duhet të shënonim më shumë, dhe në secilën ndeshje dhe stërvitje mundohemi ta bëjmë këtë”, ka thënë Dresheviq
“Të luaj si mesfushor është paksa e pazakonshme, por po përshtatem me kohën”, shtoi mesfushori shqiptar.