Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas ndeshjes Kosovë-Greqi u shpreh se angazhimi i palodhshëm i lojtarëve na dha gëzimin e fitores me një barazim të rëndësishëm.
Kurti shkroi se në ndeshjen kundër Spanjës që luhet të mërkurën le të fillojmë aty e ka lamë sonte.
“Sonte ishim nikoqir të Greqisë. Në një lojë të dy pjesëve, të dyja herët vazhdimi shtesë, madje minuti i fundit aty, ishte përcaktues. Angazhimi i palodhshëm i lojtarëve tonë mori epilog krejt në fund, për të na dhënë gëzimin e fitores në një barazim të rëndësishëm.
Të mërkurën kundër Spanjës, le ta fillojmë aty ku e lëmë sonte”, shkroi Kurti në rrjetet sociale.