Kosova edhe zyrtarisht e ka humbur sulmuesin Andi Zeqiri.
Zeqiri i ka hequr të gjitha dyshimet pasi që mbrëmë ka debutuar me Zvicrën kundër Italisë, në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Ai hyri në lojë në minutën e 85-të në vend të Haris Seferovic.

Më herët ishte përfolur që sulmuesi i Brighton mund të zgjidhte Kosovën për të luajtur.