Ish-qendërmbrojtësi i Milanit Alessandro Nesta beson se “Rossonerët” janë të gatshëm të luftojnë për titull.
45 vjeçari i kaloi 10 vite si lojtar i Milanit pasi erdhi nga Lazio në gushtin e vitit 2002 dhe luajti 326 ndeshje për “Rossonerët”, përcjellë KosovaPress.
Në periudhën e tij te Milani, Nesat fitoi dy tituj të kampionit, dy Liga të Kampionëve dhe një Kupë të Italisë dhe ish-trajneri i Frosinones beson se Milani janë të gatshëm të sfidojnë rivalët për titull.
“Milani është kandidat për titull. Ndoshta ata nuk e kanë filluar sezonin si favorit, por kjo nuk është diçka e keqe ose që i penalizon ata.”, ka thënë Nesta.
“E vërteta është që ka shumë klube në garë këtë vit, por një gjë është e qartë se ata janë në rrugën e duhur.”, theksoi Nesat.
Sezonin e kaluar Milani mbeti 12 pika prapa kamionit Interit.