Frank Ribery, edhe zyrtarisht është lojtar i ekipit Salernitana që u kthye pas më shumë se dy dekada në Seria.
Ribery edicionin e kaluar ishte pjesë e Fiorentinës, por ekipi “Viola” nuk ia vazhdoi kontratën francezit.
Ai sot është prezantuar dhe ka bërë fotografi të ekipit.
38 vjeçari më herët ishte pjesë e Bayernit, ku ka arritur të gjitha sukseset e mundshme duke fituar Bundesligën, Champions League, Superkupën e Gjermanisë, Superkupën Evropiane dhe Kupën e Botës për klube.