Sulmuesi i talentuar, Armando Broja, ishte protagonisti absolut i Shqipërisë në fitoren 1-0 ndaj Hungarisë në “Elbasan Arena”.
Talenti i Chelsea-t, i cili erdhi nga stoli për t’i dhënë kuqezinjve tri pikë të arta si me magji, zbuloi ekskluzivisht për Ora News emocionet e golit të parë dhe arsyet e nervozimit.
Armando Broja: Jam shumë i kënaqur për fanellën dhe ekipin që bëra golin sot. Kemi marrë tre pikë, kjo ka qenë e rëndësishme. Performanca që kemi bërë sot ka qenë në nivel shumë të lartë. Kur vjen nga një ekip i madh njerëzit presin shumë prej teje dhe është normale.Jam shumë i kënaqur që munda ti jap fitore sot Shqipërisë me golin e parë, ishalla dhe shumë të tjerë. Isha pak me nerva por shumë i gëzuar. Me nerva se nuk luajta ndeshjen e kaluar por është pjesë e futbollit, nuk mund të luash në të gjitha ndeshjet, duhet të ruash qetësinë. Jam shumë i gëzuar që bëra golin e parë.
Lidhur me transferimin te Southampton me formulën e huazimit nga Chelsea, Broja tha:
Gazetari: U largove nga Chelsea me huazim për të pasur më shumë minuta, si e kanë pritur aty?
Armand Broja: Tani sa kam ikur aty dhe fola me trajnerin dhe avash- avash po luaj më shumë minuta. Jam i ri dhe po shohim si shkon dhe aty, ishalla shkon mirë.