Federata e Spanjës ka konfirmuar ftesën për mbrojtësin Sergio Reguilon për përballjen ndaj Kosvoës.
Spanja këtë të mërkurë do jetë mysafirë i Kosovës në “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Federata spanjolle përmes një postimi në Twitter ka konfirmuar zëvendësimin e Jose Gaya me Reguilon.
“Sergio Reguilon i bashkohet Kombëtares së Spanjës”, shkruhet në komunikatë.
Ndërkohë, takimi i parë i Spanjës me Kosovën përfundoi me rezultat 3 – 1.