Dylan Rich ka vdekur pasi pësoi një sulm në zemër gjatë një ndeshje të Kupës FA për të rinjtë.
Futbollisti 17-vjeçar u dërgua me emergjencë në spital pasi u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes West Bridgford Colts – Boston United.
West Bridgford Colts në një komunikatë për shtyp bëri të ditur se vdekja e tij “i la të gjithë në klubin tonë të shkatërruar dhe zemërthyer.
Njoftimi i plotë i klubit anglez:
Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për prindërit, familjen, miqtë dhe shokët e tij të skuadrës”, lexohet akoma në komunikatën e klubit. Klubi do t’i japë të gjithë mbështetjen e mundshme atyre lojtarëve dhe drejtuesve të klubit të prekur nga kjo ngjarje tragjike, por tani për tani nuk ka fjalë të tjera të mundshme dhe ne i kërkojmë të gjithëve të respektojnë privatësinë e familjes në këtë kohë tepër të vështirë.