Belgjika kryeson e vetme Grupin E, pasi mundi dhe Çekinë, që konsiderohej si një kundërshtar direkt, por skuadra e Martinez nuk gaboi në shtëpi duke fituar 3-0.
Ishte një mbremje speciale për Romelu Lukakun, pasi sulmuesi mbrëmë luajti ndeshjen numër 100-të me kombëtaren dhe e kurorzoi me një gol të shënuar në minutën e 8, duke çuar në 67 numrin total të golave. Ishi i Interit luajti 81 minuta lojë, por pas takimit, konfirmoi se ndjente shqetësime në kofshë dhe do t’i nënshtrohej disa vizitave mjekësore.
Një lajm i cili vendosi në lëvizje jo vetëm belgët, por edhe Chelsea-n në krahun tjetër, me londinezët të cilët janë të shqetësuar për sulmuesin e tyre dhe po presin me ankth informacionet e reja.
Golashënuesi i Belgjikës tregoi përsëri formën e mirë të cilën po kalon, por në rast se vizitat mjekësore do ta detyronin të qëndronte jashtë për një periudhë kohore, kjo padyshim që so të ishte një goditje për vetë lojtarin dhe skuadrën e Chelsea.
Vetë lojtari pohoi se do të rikthehet shpejtë në Londër, por nuk ka kërkuar t’i fshehë asgjë skuadrës dhe teknikut Tuchel. Tani pritet që ekzaminimet mjekësore të japin verdiktin e tyre dhe në Londër të gjithë kanë kryqëzuar gishtat që Lukaku të jetë i gatshëm dhe në dispozicion të trajnerit gjerman kur kampionati të rikthehet në aktivitet.