Kombëtarja shqiptare nuk ka kohë për të humbur

Futboll

Kombëtarja shqiptare nuk ka kohë për të humbur

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 12:38
Kombëtarja shqiptare nuk ka kohë për të humbur

Kombëtarja shqiptare nuk ka kohë për të humbur dhe menjëherë ekipi ka nisur nga përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj San Marinos, e cila do të luhet në “Elbasan Arena”. Triumfi ndaj Hungarisë vazhdon të ndihet në kampin kuqezi, kjo edhe për shkak se kundërshtari i radhës në letër është lehtësisht i kalueshëm.

Ky fakt ka bërë që të zgjasë edhe më shumë festa e fitores ndaj Hungarisë, teksa në kampin stërvitor të kuqezinjve mbizotëronte hareja.

Jo vetëm lojtarëve, por edhe trajnerit Reja dhe ndihmësve të tij u dallohej nga larg buzëqeshja, duke lënë të kuptohet se gjithçka është “OK” dhe janë gati për t’i shkuar misionit deri në fund.

Në përballjen me San Marinon, Reja do të ketë disa mungesa të sigurta për shkak dëmtimesh dhe të tjera për pezullim nga kartonët e verdhë. Duke marrë parasysh forcën e kundërshtarit dhe mungesat e shumta, me shumë gjasa do të shohim një Shqipëri krejtësisht ndryshe nga ajo që triumfoi me Hungarinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat