Kombëtarja e Kosovës nesër do të përballet me Spanjën në Prishtinë.
Dy ekipet përfaqësuese do të jenë përballë njëra tjetrës me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Kombëtarja spanjolle tanimë ka arritur në Prishtinë ku janë akomoduar në njërin nga hotelet e kryeqytetit.
Ekipi i Luis Enriques ndërsa nga ora 18:15 do të kenë konferencën për shtyp.
Nga ora 19:00 Spanja do të zhvillojë stërvitjen e parë në Prishtinë para ndeshjes së nesërme.