Gareth Southgate është shprehur në favor të idesë për ta zhvilluar Kupën e Botës një herë në dy vite.
“Kam folur me Arsene Wenger në lidhje me mundësinë për ta zhvilluar Botërorin çdo dy vite. Nuk e kuptoj sesi brezi ynë mund ta konsiderojë një koncept të çuditshëm. Ka aspekte pozitive dhe negative dhe vija të ndryshme mendimi”, ka thënë trajneri i Anglisë për Southgate.
“Gjithsesi, kalendari i ndeshjeve ndërkombëtare duhet riorganizuar edhe pse nuk mund të shtohen vazhdimisht ndeshje. Ka shumë gjëra që duhen marrë në konsideratë”.
FIFA po zhvillon aktualisht një studim mbi mundësinë e zhvillimit të Kupës së Botës çdo dy vite. Një ide që ka mbështetjen e madhe të presidentit Gianni Infantino.