Mesjavën e ardhshme do të kthehet magjia e Champions League.
Mes sfidave që priten më shumë do të jetë ajo mes Bayern Munich dhe Barcelona-s.
Trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann, ka folur pikërisht në lidhje me këtë përballje për kanalet zyrtare të klubit gjerman.
“Pa asnjë dyshim kanë humbur një lojhtar të madh me largimin e Messi-t. Ka shkruar historinë e Barcelona-s për shumë vite”, ka thënë Nagelsmann.
Gjithsesi, trajneri i Bayern mendon edhe se lamtumira e Pleshtit mund të jetë edhe një gjë e mirë për katalanasit: “Mendoj se disa lojtarë mund të ndihen më të lirë tani që ai është larguar”.
Duke iu rikthyer sfidës: “E presim me padurim ndeshjen me Barcelona-n. Do të luajmë në një qytet të mrekullueshëm dhe një stadium të madh. Do të përballen dy skuadra me një traditë të pabesueshme dhe tifozeri të madhe”.