Futbollisti i Milanit, Samu Kastijeho u përfol për një transferim në Rusi te skuadra e CSKA-së së Moskës në këtë merkato verore, por tratativa ka dështuar dhe mesfushori është rikthyer në stërvitje me Milanin.
Shkak është bërë oferta e ulët e klubit rus e cila nuk është pranuar kurrsesi nga drejtuesit e Milanit.
Kastijehon tanimë do ta presë stoli pasi paraqitjet e dobëta me Milanin dhe marrëdhëniet jo të mira me tifozët kuqezi e kanë nxjerrë jashtë planeve të Piolit.
26-vjeçari duhet të presë merkaton e dimrit për të gjetur një destinacion të ri pas 3 viteve ‘’të thata’’ në Milano ku në 82 ndeshje shënoi vetëm 7 gola.