Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, mban konferencë për media para ndeshjes me Spanjën.
Challandes ka folur lidhur me mungesën e futbollistëve si Valon Berisha e Elbasan Rashani në ndeshjen ndaj Spanjës.
“Siç thashë dhe në fillim, Valoni dhe Elbasan Rashani do të provojnë të stërvisin me ekipin dhe pastaj mund të vendosim për nesër”
“Nuk është lehtë pa futbollistë si Halimi e Kastrati që janë të suspenduar, shpresojë të luajë Rashani ose Berisha.”- tha Challandes, përcjell Insporti.
Kujtojmë që Kosova nesër do të përballet kundër Spanjës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45.