Florent Hadërgjonaj e pret me entuziazëm ndeshjen me Spanjën, që do të zhvillihet këtë të mërkurë në “Fadil Vokrri”. Mbrojtësi i krahut të djathtë e konsideron historike përballjen me iberikët.
“Është ndeshje shumë e madhe. E dimë se çfarë ekipi është duke na pritur. Kanë fituar dy-tre tituj në vitet e fundit. Jemi duke e pritur me gëzim, besoj që do të kemi mundësi për të treguar veten, si ekip. Do të mundohemi të bëjmë diçka historike nesër.”
Rritja e Kosovës: “Për mua më e rëndësishme është përparimi që kemi bërë si ekip, sepse sezonin e kaluar nuk kaluam një periudhë të mirë. Po shihet edhe nga jashtë që po zhvillojmë një lojë më të mirë. Kemi marrë katër pikë në dy ndeshjet e fundit, që na japin vetëbesim. Mendoj se ka për të qenë ndeshje e jashtëzakonshme.”
Pozicioni në fushë: “Vij në përfaqësuese me zemër, nuk kam kurrëfarë interesi tjetër, dhe këtë nuk e them vetëm për të larë gojën. Kur vij këtu luaj ku ta mendojë trajneri, mbrojtës i djathtë apo I majtë, mesfushori i djathtë a i majtë. Nuk mendoj shumë edhe nëse aktivizohem jashtë pozicionit tim. Mundehm të jap maksimumin dhe të ndihmoj ekipin.