Pas fitores me Gjeorgjinë dhe barazimit me Greqinë, këtë herë Kosova do të përballet ditën e mërkurë me Spanjën në Prishtinë, takim i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022.
Në një grup me Suedinë e Spanjën dhe me këta të fundit që kanë komplikuar rrugëtimin, shanset e Kosovës për të pretenduar kualifikimin janë minimale, megjithatë “Dardanët” janë gati të dhurojnë një tjetër provë force e karakteri, për të blinduar pozitat në vendin e tretë të renditjes.
Përfaqësuesja e Spanjës ka zbarkuar në Kosovë, ndërsa në rrjetet sociale të përfaqësueses iberike shihet se nuk përmendet emri i shtetit dardan, duke vazhduar injorimin e tyre.
“Nisemi për Prishtinë, për t’u rikthyer me tri pikët”, shkruhej në postimin e faqes së përfaqësueses spanjolle.