Lajmet e përhapura në mediat spanjolle se ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës do të ishte një luftë politike, ka acaruar në mënyrë të pakuptimtë atmosferën para kësaj sfide të rëndësishme që luhet nesër në Prishtinë.
Në Kosovë, me të drejtë insistojnë se nuk e kanë parë kurrë këtë ndeshje në aspektin politik dhe duket se kundër mediave të vendit të tij për këto artikuj është edhe Luis Enrique.
Ai u është përgjigjur në konferencë për shtyp të gjithë zërave për ambient të ngarkuar e klimë të pafavorshme për të luajtur sfidën, duke bërë të qartë se në Kosovë luhej futboll e nuk kishte asnjë arsye pse politika të përfshihej.
Enrique u mbyll gojën absurditeteve spanjolle për Kosovën, duke thënë se atmosfera është perfekte.
Për më tepër, ai i thuri elozhe “Dardanëve” për atë që dhuronin në fushën e lojës.
“Kemi një atmosferë perfektë për të luajtur dhe qëndrojmë larg politikës. E vetmja gjë që më shqetëson është të mposht rivalin", tha mes të tjera Enrique.