Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur lidhur me kontratën momentale.
Teknikut holandez i skadon kontrata këtë vit, derisa thotë se është i hapur për të rinovuar.
Koeman për Sport theksoi se është i gatshëm të drejtojë klubin katalunas për shumë vite.
“Sigurisht që po, jam i hapur për rinovim. Do jem i emocionuar të vazhdojë për shumë vite, pavarësisht gjërave komplikuese që po ekzistojnë në skuadër”, tha ai.
Ndërkohë, e ardhmja e Koeman do varet nga paraqitja e tyre këtë edicion.