Franca ka shënuar fitore pas dy barazime (1:1) me Bosnjën dhe Hercegovinën, si dhe Ukrainën.
Francezët e mposhtën me rezultat 2:0 Finlandën, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Groupama Academy” më Decines-Charpieu.
Futbollisti Antoine Griezmann është shënues i dyfishtë (25’e 54’) dhe trim i mbrëmjes.
Kampioni në fuqi i botës kryeson me 12 pikë pas 6 xhirove në grupin D, duke lënë pas Ukrainën e Finlandën, secila me nga 5 pikë.