Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Fatos Beqiraj, me Malin e Zi, dështojnë si vendas, duke luajtur baras (0:0) me Letoninë.
Një barazim zhgënjyes për malazezët në stadiumin në Podgoricë, në ndeshjen e xhiros së 6 -të të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Beqiraj u paraqit deri në minutën e 60-të, por me Malin e Zi nuk arritën golin e fitores.
Gjasat e malazezëve janë zvogëluar për vend të dytë.
Norvegjia e vendit të dytë në Grupin G ka pesë pikë më shumë pas triumfit 5:1 ndaj Gjibraltarit.
Fitorja kundër Letonisë ishte opsioni i vetëm për malazezët por dështuan.
Letonët ishin të rrezikshëm në dy raste në pjesën e parë, por të dyja herë portieri Milan Mijatoviq ndërhyri shkëlqyeshëm. Në fund të ndeshjes, Ciganiks i Letonisë pati rast, por nuk arriti të shënojë.
Përveç triumfit të Norvegjisë ndaj Gjibraltarit, në Grupin G, Holanda gjithashtu mposhti Turqinë 6:1.
Holandezët janë të parët në tabelë me 13 pikë, ashtu si Norvegjia e dyta. Turqia ka 11, Mali i Zi tetë, Letonia pesë pikë, ndërsa Gjibraltari 9 pikë.
Në tetor, Mali i Zi së pari do të vizitojë Gjibraltarin (8 tetor), dhe më pas më 11 tetor, luan në konak të Norvegjisë.