Arsenal thuhet se ka refuzuar një ofertë nga Galatasaray për mesfushorin Mohamed Elneny.
Egjiptiani nuk ka arritur të gjejë vendin në formacionin e Arsenalit, por klubet turke ende mund të nënshkruajnë deri nesër.
Sipas Football.London, “Topçinjtë” kanë refuzuar ofertën e Elnenyt, por mesfushori ende mund të largohet nga skuadra nëse arrin ndonjë ofertë më e mirë.
Elneny nuk ka të ardhme te Arsenal, pavarësisht që bëri 41 paraqitje nën urdhrat e Artetas në të gjitha garat, por ka hyrë në vitin e fundit të kontratës.
29-vjeçari pësoi lëndim me Kombëtaren, derisa mund të jetë gati për ndeshjen ndaj Norwichit, ngase Granit Xhaka është i suspenduar.