Kombëtarja e Rumanisë do të jetë e dobësuar në përballjen me Maqedoninë, pasi që sulmuesi Janis Haxhi nuk do të mund të vësh fanellën e Rumanisë, pasi që është prekur nga virusi “Covid 19”.
Simptomet e para te sulmuesi 22 vjeçar janë shfaqur gjatë ditës së sotshme dhe pas testeve për “Covid 19”, ai ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.
Haxhi do ti bashkohet Razvan Marinit, Aleksandru Çiçalldau dhe Dragash Nedellku, që poashtu do të mungojnë nga sfida e së mërkurës.
Djali i Xhorxhi Haxhit, ishte golashënues i golit të fitores në takimin e parë , të zhvilluar në Bukuresht.