Amin është 13-vjeçari që pati fatin t'i shpëtojë forcave të sigurisë për të bërë një foto në fushë me Memphis Depay.
Por gëzimi i tij disa sekondësh u pasua me një dënim që me siguri do ta vuajë shumë.
Ai është përjashtuar për 5 vite nga stadiumi në Eindhoven për shkak të një selfie. Ai hyri në fushën e lojës për të bërë një foto kujtim me Memphis Depay, por në momentin e gabuar, pasi ishte ende minuta e 89 e ndeshjes mes Holandës dhe Malit të Zi.
Ai vrapoi në fushë, me celular në dorë dhe pastaj bëri foton me Depaj, i cili pranoi e më pas i bëri shenjë që të dilte nga terreni në mënyrë që të vijonte loja.
Pas kësaj ngjarje, policia dhe autoritetet e Federatës Holandeze kontaktuan familjarët e tij dhe i bënë të ditur se ai nuk lejohej në 5 vitet e ardhshme të hynte në stadiume gjatë aktiviteteve sportive, si dhe i vunë një gjobë prej 350 eurosh e cila më pas u kthye në 100 euro duke marr për bazë moshën e tij.