Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta ka folur lidhur me situatën momentale të sulmuesit Lautaro Martinez.
Inter refuzoi të gjitha ofertat për argjentinasin në këtë afat veror, ngase nuk dëshironin ta humbnin pas Romelu Lukakut.
Marota ka bërë të ditur se negociatat janë duke shkuar mirë dhe që nuk ka ndonjë problem.
“Jemi në bisedime të avancuara me Lautaro Martinez si me lojtarët e tjerë gjithashtu”.
“Jemi optimist, nuk ka probleme në situatën e kontratës”, tha ai.
Ndërkohë, me rinovimin e kontratës, Martinezit pritet t’i largohet klauzola e lirimit me vlerë 111 milionë euro.