Anglia, Italia dhe Gjermania, synojnë fitore

Futboll

Anglia, Italia dhe Gjermania, synojnë fitore

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 11:10
Anglia, Italia dhe Gjermania, synojnë fitore

E mërkura e futbollit në ekranin e Supersport nuk është vetëm Shqipëri-San Marino dhe Kosovë-Spanjë pasi të tjera takime intriguese të përfaqësueseve më prestigjoze në Europë do të keni mundësi t’i ndiqni në ekranin e Supersport.

Italia kampione e Europës pasi dy barazimesh radhazi ndaj Bullgarisë dhe Zvicrës nuk ka rrugë tjetër veç fitores në duelin ndaj Lituanisë në shtëpi.

Pavarsisht mungesave të Verratit dhe Pellegrinit në mesfushë Mancini mund të mbështetet të tjerë emra cilësorë që mund ta udhëheqin Italinë drejt suksesit në këtë sfidë.

Vëmendjen më të madhe e merr sfida tjetër e grupit I mes Polonisë dhe Anglisë me tre luanët që në rast suksesi mund të hipotekojnë kualifikimin në Botërorin Katar 2022 ndërkohë që Polonia nëse fiton në këtë sfidë mund të rindezë shpresat për të tentuar edhe vendin e parë në grupin ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Gjermania do të tentojë fitoren e 3-të radhazi me Hansi Flick në stol në transfertën ndaj Islandës, ndërkohë që Maqedoni e Veriut-Rumani është një sfidë mes dy skuadrave të barabarta në cilësi që luftojnë për vendin e dytë në grupin J. Të 4-ta këto sfida do të keni mundësi t’i ndiqni live në ekranin e Supersport duke filluar nga ora 20:45.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat