Probleme për ekipin kombëtar të trajnerit Roberto Mancini, i cili në prag të Itali-Lituani, ndeshjes së tretë dhe e fundit në muajin shtator dhe të vlefshme për kualifikimin në Kupën e Botës 2022 në Katar, duhet të heqë dorë nga Ciro Immobile dhe Lorenzo Insigne.
Siç u përmend, për sulmuesin e Lazios shkaku i atribuohet një lodhjeje të muskujve, ndërsa për kapitenin e Napolit – siç konfirmohet nga i njëjti klub – arsyet janë të një natyre personale.
Babai i sulmuesit do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni të vogël në orët e ardhshme.
Megjithatë Italia synon fitore dhe të vazhdojë pa humbje.