Seleksionuesi i Rumanisë, Mirel Radoi po has në shumë probleme në prag të sfidës së sotme kundër Maqedonisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”.
Sulmuesi i ri Janis Haxhi nuk do të jetë në gjendje për të ndihmuar skuadrën në takimin e sotëm në Shkup, kjo pasi djali i legjendës së futbollit rumun, George Haxhi, ka rezultuar pozitiv me “Covid 19”.
Megjithatë Haxhi nuk është futbollisti i vetëm që nuk do të mund të luaj ndaj Maqedonisë, pasi për shkak të njëjtës arsye, te Rumania do të mungojnë edhe Razvan Marin, Aleksandru Çiçalldau dhe Dorin Rotariu.
Ndërkohë gjithashtu trajneri Radoi nuk do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e portierit 21-vjeçar Marian Ajoani, Denis Alibek, Florin Tanase, Maksim Aleksandru dhe Dragosh Nedellku.
Ndeshja Maqedoni – Rumani zhvillohet sot me fillim në ora 20:45 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.