Mediat në Beograd, shumica të financuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sh zëdhënës i kriminelit të luftës dhe i dënuar nga gjykata e Hagës, Sllobodan Millosheviq, e kanë traditë shekullore gënjeshtrën!
Një farë medium serb, "Kurri", sot ka gënjyer me të madhe!
“Skandal në Prishtinë! Provokim i madh i nikoqirëve: Ata e detyruan futbollistin spanjoll të thotë fjalën "Kosovë"!
Futbollistët spanjoll arritën në Prishtinë, ku do të luajnë një ndeshje kualifikuese kundër përzgjedhjes së Federatës së Futbollit të Prishtinës.
Spanja nuk e njohu pavarësinë e Kosovës, kështu që vetëm nën ultimatumin e FIFA-s ata pritën të ashtuquajturën Kosova në ndeshjen e parë në Seville.
Sidoqoftë, ndeshja tjetër luhet në Prishtinë e cila nuk kaloi pa tensione. Në konferencën për shtyp, anëtari i kombëtares spanjolle Pablo Sarabia përdori fjalën ‘ekip lokal’ dhe kurrë nuk përdori fjalën ‘Kosovë’.
Kjo i shqetësoi nikoqirët të cilët i kërkuan Sarabisë të thoshte fjalën "Kosovë".
"Pse nuk thoni" Kosovë ", pse thoni ekipin vendas?", Ata e pyetën Sarabijën.
"Unë nuk e kuptoj pyetjen,"tundi kokën Sarabia, një futbollist i PSG-së që shkoi në huazim te Sporting këtë verë”, shkarravit me gënjeshtra “Kurir”.