Siç dihet, merkato, përveç blerjeve dhe shitjeve është gjithashtu i përbërë nga prapaskena. Njëra prej tyre ka të bëjë me Milanin, që ishte shumë aktiv në tregun veror të transferimeve.
Në fakt, njëmbëdhjetë lojtarë janë blerë nga Maldini dhe Masara, por mund të kishin qenë edhe më tepër. Midis këtyre, sipas asaj që u shkrua nga “Marca”, duhet të ishte Markos Asensio, një lojtar i Real Madridit.
Siç raporton e përditshmja në fjalë, Milani është përpjekur ta merrte spanjollin nga “Los Blanco”. Mundimi ka zgjatur deri në orët e fundit të merkatos, por qëllimi i sulmuesit ishte të qëndronte në Spanjë dhe të luante shanset e tij nën urdhrat e Karlo Ançelotit.
Për këtë arsye, klasa e vitit 1996 refuzoi propozimet e kuqezinjve dhe Totenhemit që gjithashtu tentoi të joshte Asension.