Beja Rexha vazhdon karrierën në klubin me renome Liria

Futboll

Beja Rexha vazhdon karrierën në klubin me renome Liria

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 14:45
Beja Rexha vazhdon karrierën në klubin me renome Liria

Një nga lojtarët më të mirë nga qyteti ynë, Beja Rexha, do të vazhdojë karrierën e futbollit në Kosovë.

Ai të hënën ka nënshkruar kontratën me skuadrën “Liria” nga Prizreni.

Në sezonin 2020/21 Rexha luajti me sukses për skuadrën “Igallo”, gjersa më herët ka luajtur për ekipet: Otrant Olimpik, Mogren, Kom, Mornar, Besa dhe PDRM Malaysia, njofton "ul-info".

Është një përforcim i madh për klubin me renome nga Kosova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat